Monday , 17 January 2022

MINISTRI ÇUÇI MBLEDH DREJTUESIT E RINJ TË POLICISË SË SHTETIT

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qendror e vendor. Takimi ishte i pari me kupolën e re të Policisë, pas ndryshimeve të fundit.

Ministri i Brendshëm kërkoi nga drejtuesit e rinj të uniformave blu të justifikojnë besimin e dhënë, duke rritur parametrat e rendit, për më shumë siguri publike dhe duke luftuar çdo paligjshmëri.

Çuçi dha disa porosi për drejtorët vendorë të Policisë, duke u ndaluar së pari, tek nevoja për ngritjen në nivele të tjera të besueshmërisë së publikut tek Policia e Shtetit. Ai tha se Policia vijon të jetë në krye të listës së institucioneve më të besueshme, por për të mos lejuar oshilacione në perceptim, duhet punuar fort përmes përgjigjes e reagimit në kohë ndaj çdo denoncimi të qytetarëve.

Rritja e besimit të qytetarëve tek policia, përkthehet në më shumë denoncime e telefonata tek 112, çka rrit forcën goditëse e parandaluese.

Ministri theksoi rëndësinë që kanë rezultatet në luftën antikanabis dhe mirë-menaxhimin e masave, për të garantuar një sezon të sigurt veror. Kreu i Ministrisë së Brendshme kërkoi zbatimin me tepër korrektësi të legjislacionit, për orarin e lejuar të muzikës në lokale, nivelin e zhurmave, apo goditjen e çdo paligjshmërie që konstatohet.

Më tej ai nënvizoi kujdesin e shtuar që duhet të ushtrojnë drejtuesit, tek strukturat e Policisë Rrugore në vend, për të garantuar një marrëdhënie korrekte mes qytetarëve, vendas apo të huaj, që shtohen në stinën e verës përgjatë vijës bregdetare apo drejt destinacioneve të tjera turistike të vendit.

Veç masave shtesë për garantimin e një sezoni turistik, ministri kërkoi nga drejtuesit e Policisë të intensifikojnë luftën kundër krimit të organizuar, i cili mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Lexoni dhe kete

KOMISIONI I RITHEMELIMIT TË PD VIJON AKUZAT NDAJ BASHËS

Komisioni i Rithemelimit të PD me në krye Flamur Nokën ka shkuar këtë të mërkurë …