Breaking News

MINISTRI ÇUÇI VIZITON BLETERRITESIN NE ZADRIME

Javën e ardhshme do të nënshkruhet me qeverinë kineze protokolli që i hap rrugë eksportit të mjaltit nga Shqipëria. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi teksa ndodhej në Zadrimë të Lezhës tek një bletërritës, i cili prej shumë vitesh prodhon mjaltë në markën “Zadrima”.

Në Skemën Kombëtare të këtij viti bletërritësit mund të aplikonin për të marrë subvencion duke pasur së paku 50 koshere nga 100 që ishte vitin e kaluar. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të shikojë mundësinë që këtë numër ta ulë në rreth 30, për t’i dhënë një tjetër nxitje këtij aktiviteti. Bletaria në Shqipëri ka një traditë të hershme. Mjalti i prodhuar në vendin tonë shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të natyrës dhe klimës që ka vendi ynë.

Lexoni dhe kete

SHTOHEN MASAT NË TREGJET E SHKODRËS

Shtimi i masave në tregjet e Shkodrës këtë të hënë ka ulur edhe numrin e …