Sunday , 21 January 2018

MINISTRI DAMIAN GJIKNURI INSPEKTON NENSTACIONIN ELEKTRIK NE LEZHE

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi nënstacionin elektrik të Lezhës, ku u njoh nga afër me investimet e kryera nga Operatori i Shpërndarjes në këtë zonë.Ai garantoi se investimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti, me fokus e përparësi zonën turistike të Shëngjinit.

Një tjetër investim i parashikuar është rikonstruksioni i linjave dalëse nga nënstacioni i Lezhës, duke rritur cilësinë e furnizmit me energji për rreth 50 mijë banorë.Duke u ndalur tek sektori në tërësi, ministri Damian Gjiknuri tha se 2018 do të jetë një vit i thellimit të reformës në sektorin energjitik.

Lexoni dhe kete

NISMA PER PYLLEZIMIN E TARABOSHIT NE SHKODER

Ministria e Mjedisit, Bashkia Shkoder, organizata “Eko Mendje” dhe organizata dhe institucione te tjera ne …