MINISTRI DITMIR BUSHATI TAKIM ME BANORE TE DUKAGJINIT

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati se bashku me deputetin Paulin Sterkaj dhe kandidatin Pjeter Nika kane zhvilluar nje takim me banore te komunes Shale te Dukagjinit ne fshatin turistik te Thethit. Krahas vleresimit per banoret e kesaj zone si per mikpritjen ashtu dhe per besen e tyre te trasheguar ne shekuj, Bushati pranoi dhe problemet qe kjo zone e thelle malore ka si ne infrastrukture, per te cilen premtoi qe shume shpejt rruga e re do shkoje deri ne Breg te Lumit.

Paulin Sterkaj kerkoi qe thethjanet dhe gjithe komuniteti dukagjinas te mos genjehet nga taktikat e partive te vogla qe synojne te blejne vota permes mashtrimit.

Ndjeshmeria ndaj fenomenit te blerjes se votes ka shpeshtuar thirrjet e politikaneve dhe kandidateve te partive te medha ndaj atyre me elektorat me te ngushte, apel ky qe synon votimin larg trysnise per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Lexoni dhe kete

VLAHUTIN: SHQIPTARET E MERITOJNE EUROPEN

Shqiptaret e meritojne evropen por ajo qe ne duhet te bejme eshte te afrojme standartet …