Thursday , 24 September 2020

MINISTRI I BRENDSHEM SANDER LLESHAJ, TAKIM NE POLICINE E LEZHES

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit mesditën e së shtunes ka udhëtuar drejt Lezhës ku zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë të këtij qarku. Takimi në Drejtorinë e Policisë në Lezhë nisi rreth orës 13:00 minuta dhe përfundoi në 14:30, ndërsa takimi u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e mediave. Në qendër të bisedës mësohet të ketë qenë lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës.

Ministri ju ka kërkuar strukturave policore që të vijojnë luften pa kompromis kunder krimit, si dhe angazhim maksimal për zbulimin e ngjarjeve të vjetra kriminale të cilat vijojnë të mbeten pa autor.
Në përfundim të takimit ministri i ri nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim për mediat.

Sandër Lleshaj i emëruar nga kryeministri Edi Rama si zv/ ministër pas refuzimit të dekretit të parë nga Meta në ditët në vijim pritet që të marrë plotësisht kompetencat e institucionit, pasi mbrëmjen e e së premtes Presidenti firmosi dekretin e dytë për gjeneralin.

Lexoni dhe kete

PRESIDENTI ILIR META SJELL NË VËMENDJE MESAZHIN E KARDINALIT VAN THUAN

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, presidenti i vendit, Ilir Meta risolli në vëmendjen e …