MINISTRI I JASHTEM BUSHATI FLET PER PROÇESIN INTEGRUES

Qeveria pret që me 17 prill Komisioni Europian të propozojë çeljen e negociatave për antarësimin në BE. Nga ana tjetwr opozita ka nisur pranveren. Nga Shkodra ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha se pret që KE të konfirmojë reformat e bëra nga qeveria në Shqipëri ndërsa shpreson që opozita të rikthehet në rrugën e arsyes duke mos qenë dakord me protestat e nisura.

I pyetur nëse Shqipëria rrezikon që të marrë një përgjigje negative me 17 prill nga Komisioni Europian. Ministri Bushati shkon edhe më tej duke thënë se përveç çeljes së negociatave pret që të nisë puna sfiduese për antarësimin e plotë në BE.

Deklaratat ministri Bushati i bëri pas një mbledhje në partinë socialiste të Shkodrës si koordinator politik i këtij qarku. Gjatë mbledhjes Bushati ishte kritik me disa prej drejtorëve sa i përket qasjes ndaj qytetarëve në shërbime ashtu siç kërkoi që të nisë puna për fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 2019.

 

Lexoni dhe kete

“PESHQIT E MEDHENJ TE NDIQEN PENALISHT DHE TE FUTEN NE BURG”

Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht dhe të futen në burg. Ky do …