MINISTRI I TURIZMIT KLOSI LETER BASHKIVE BREGDETARE

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ju ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve të bashkive bregdetare. Ministri Klosi u ka kërkuar kryetarëve të bashkive që të marrin masa për stacionet e plazhit pa roje bregdetare. Gjithashtu Klosi u ka kërkuar që të ndërpresin kontratat me të gjithë personat dhe subjektet që nuk zbatojnë ligjin dhe nuk garantojnë sigurinë në plazhe. Merrni masa për stacionet e plazhit pa roje bregdetare. ligji është i qartë.

Ndërprerje e kontratës për këdo nuk zbaton ligjin. Keni përgjegjësinë për zbatimin rigoroz të ligjit për sigurinë në det. Ndërprisni kontratat me subjektet që nuk garantojnë sigurinë në plazhe. Nxisni organet hetimore të nxjerrin përgjegjësit për humbjen e 3 jetëve javën e kaluar. Përmes saj, ministri kërkon administrim të stacioneve të plazheve. Taskforca e posaçme shkruhet në letrën që mban firmën e Blendi Klosit gjatë monitorimit në terren ka konstatuar se një pjesë e plazheve ende nuk kanë marrë masat për përmbushjen e detyrimeve ligjore. Plazhe të caktuara nuk kanë vendosur kufizime për hapësiren e lejuar për notim apo për përdorimin e mjeteve lundruese për argëtim. Problematike mbetet pajisja me kulla vrojtimi e vrojtues plazhi.

Nëse nuk merren masa urgjente për plotësimin e këtyre kushteve, ministri kërkon nga kryebashkiakët të ndërpresin menjëherë kontratën me subjektin në fjalë. Në letrën e tij, ministri përmend tre rastet e fundit të humbjes së jetëve të pushuesve. Klosi kerkon siguri ne plazhe dhe rritje te standareve per ruajtjen e jetes se pushuesve.

Lexoni dhe kete

LIRIMI I HAPESIRES PUBLIKE NE PLAZHIN E VELIPOJES

Lirimi i hapësirës publike në plazhin e Velipojës ishte një nga pikat e diskutuara në …