Monday , 20 January 2020
Breaking News

MINISTRI KLOSI INSPEKTON SITUATËN E NDOTJES NË LUMIN BUNA

Nga brigjet e lumit Buna ku inspektoi nga afër punën për pastrimin e zonës nga ndotja e ditëve të fundit, ministri i mjedisit Blendi Klosi tha se ajo cfarë ka ndodhur është një krim mjedisor dhe dënohet sipas kodit penal e jo vetëm me gjobë. Hetimet tashmë kanë filluar dhe shkaktarët e këtij krimi do të vihen para ligjit, pa asnjë tolerim u shpreh ministri Klosi. Ai paralajmëroi bizneset, pushtetin lokal por dhe qytetarët të tregohen të kujdesshëm me trajtimin e mbetjeve.

Ministri Klosi shtoi se një grup pune nga agjencia e zonave të mbrojtura, inspektoriati veterinar dhe Bashkia Shkodër nën drejtimin e prefekturës së këtij qarku, po pastrojnë lumin dhe kanë groposur sipas të gjitha kushteve higjenike një sasi të konsiderueshme pulash të ngordhura. Aksioni do të vijojë deri në krehjen e plotë të zonës.

Lexoni dhe kete

AKU BLLOKON 4.032 TON MARMALATË NË HANI I HOTIT

Nga kontrollet e kryera prej Drejtorisë Rajonale të AKU-së Shkodër në Pikën e Inspektimit Kufitar …