Saturday , 31 October 2020

MINISTRI KLOSI TAKIM ME OPERATORET TURISTIK NE SHENGJIN

Gushti shënoi rënie me 50% të turistëve të huaj që vizituan vendin tonë, ndërsa shtatori solli një përmirësim të situatës. Gjatë një takimi falenderimi me operatoret turistik në Shëngjin Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi tha se në 20 ditët e para të këtij muaji kanë ardhur 70 % e turistëve që kanë hyrë në Shtatorin e 2019.

Gjatë diskutimit mbi menaxhimin e vijës bregdetare në Shëngjin, Ministri vuri theksin tek përgatitjet për sezonin e ri.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu u shpreh se ky sezon falë bashkëpunimit me biznesin këtë sezon turistik është bërë një punë e mire në përmiresimin e shërbimeve në Shëngjin.

Krahas pushuesve vendas, turistët këtë vit ishin kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Polonia.

Lexoni dhe kete

GËSHTENJAT E SHKODRËS, TË RREZIKUARA NGA SËMUNDJET

Gështenja shqiptare vitet e fundit është kthyer në produktin më të kërkuar në Itali, por …