Saturday , 15 August 2020

MINISTRI KOENDERS VIZITE NE FOTOTEKEN “MARUBI”

Ministri i Jashtëm i Vendeve të Ulëta Bert Koenders ka mbyllur viziten e tij ne Shqiperi duke vizituar muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”. Ministri i Vendeve të Ulëta Bert Koenders mbeti i impresionuar ndërsa pa nga afër një prej muzeve unikë në Ballkan, por mes atyre me vlera të radha edhe në Europë. Ne nje prononcim per media ai deklaron se turistet Europian të mos e kursejnë një udhëtim në Shqipëri për të parë këtë muze.

 

“Eshtë hera ime e parë dhe kam shumë për thënë për të këtë muze të vecantë. si fillim më ka impresionuar projekti arkitektonik, dekorimi i muzeut, dritaret dhe cdo gjë që ka të bëjë me dekorin, është interesante. Nuk e di të gjithë historikun e muzeut “Marubi”, por mund të them me siguri që është frymëzim për artistët e rinj. Përfundimisht do të kthehem, pasi këtu gjeta të dhënë në mënyrë ndryshe historikun e një vendi. Dua t’u them të gjithë turistëve të interesuar te historia, të vijnë në Shqipëri. Pasi këtu mund të gjejnë të përshtatur natyrshëm traditën me modernen, pushimet, relaksin dhe cdo gjë të endërruar për pushime ideale”

Ministri i Jashtëm i Vendeve të Ulëta shoqërohej në këtë vizitë nga ambasadorja e Hollandes në Shqipëri dhe stafi i tij i ngushtë. Ata u njohen me historinë e “Marubit” përmes fotove.

Lexoni dhe kete

“Aaa KUSH ASHT N’DERË” MBYLLET ME SUKSES

“Aaa kush asht n’derë” erdhi për publikun shkodran edhe mbrëmjen e së enjtes, i cili …