MINISTRI LLESHAJ NË VELIPOJË PËR SEZONIN TURISTIK

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte në Velipojë në një takim me fokus masat për turizmin, mbrojtjen e mjedisit dhe luftën antikanabis, nga ku theksoi se goditja e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike është në fokusin e Policisë së Shtetit e do vijojë pasi kjo nuk është e ardhmja e Shqipërisë.

Lleshaj vuri theksin tek goditja në dy fronte, e atyre që merren me kultivim dhe trafik si dhe zyrtarëve përgjegjës në disa institucione e instanca shtetërore.

Në fokus të këtij takimi është sezoni turistik, i cili nisi i diktuar nga rregullat për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë, një tjetër temë është ajo lufta ndaj kanabisit. Mes të tjerash ai porositi autoritetet se duhet të bëjnë hapa para për të vijuar punën, në të kundër të hapin krahun.

Lexoni dhe kete

COVID-19, BASHA ME THIRRJE PËR QYTETARËT

Kreu i PD, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin …