MINISTRI LLESHAJ, TAKIM NE MALESI TE MADHE

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Shkodra tha se nuk ka asnjë denoncues për rastin e policit të arrestuar pas publikimit të videos ku pretendohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene. Sipas ministrit Lleshaj po punohet nga të gjitha strukturat për ta zbardhur këtë çështje, ndërkohë që polici po mbahet në arrest për çdo dyshim të mundshëm. Lleshaj shoqërohej nga drejtuesit e policisë vendore.

Një ditë më parë policia arrestoi policin Berhan Bajrakurti. Arrestimi i tij u bë menjëherë pas publikimit të një videoje, ku pretendohej se ai ka ngacmuar një minorene. Në media u fol për një nënë dhe një vajzë që kanë bërë denoncim dhe janë kërcënuar. Por nga verifikimet e deritanshme të Kontrollit të Brendshëm të Policisë nuk ka denoncim dhe nuk gjendet autori i denoncimit. Kurse video është dhënë në media përmes një numri anonim.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJE 30-VJEÇAR NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrws vijon punwn për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. …