MINISTRIA E ARSIMIT KËRKON ZGJEDHJE PA STUDENTË?

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka caktuar datën 12 qershor si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për rektorë dhe dekanë në Universitete. Një urdhër ky i ministres Shahini që cakton zgjedhje në këtë datë ende pa dalë nga gjendja e “Fatkeqësisë Natyrore”. Ky vendim shmang studentët dhe po ashtu mënjanon fushatën dhe garën. Për këtë, Ted Paço, anëtar i bordit të administrimit në Universitetin e Shkodrës, thotë se nuk mund të ketë zgjedhje në këtë datë sepse më parë duhet të kalojë kjo situatë dhe studentët të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Paço thotë se do të bëjë një kërkesë drejtuar USH që të anullohen zgjedhjet, edhe pse është një vendim i ministrisë.

Ndërkohë, edhe më herët, Unioni i Këshillave Studentor i kërkuan Ministrisë së Arsimit që të shtyjë zgjedhjet në universitete, të parashikuara me datën 12 qershor, deri sa studentët të rikthehen në auditore.

Lexoni dhe kete

LEZHE, SEKTORI I TURIZMIT NE KRIZE

Pandemia COVID-19 po jep ndikim mjaft negativ në sektorin e turizmit në rajonin e Lezhës. …