MINISTRIA E FINANCAVE I PËRGJIGJET PD PËR INVESTIMET E HUAJA: 2 MLD EURO NË DY VITE

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike se investimet e huaja në vendin tonë kanë rënë ndjeshëm për shkak të shkatërrimit të klimës së biznesit nga qeveria Rama.

MFE fton PD që debatin mbi ekonominë ta bazojë në fakte dhe shifra konkrete që reflektojnë realitetin e terrenit ekonomik në Shqipëri.

“Investimet e huaja direkte, ashtu si ekonomia janë dinamike. Nëse TAP dhe Devoll kanë investuar rreth 600 Milion euro në dy vite, investimet e huaja në total në dy vite kanë qenë rreth 2 miliard euro, pra me një llogari të thjeshtë, këto investime nuk përbëjnë 60% të totalit” deklaron Ministria.

Ministria e Financave gjithashtu deklaron se investimi në Devoll kishte stopuar pasi qeveria e PD nuk mbajti angazhimet e saj kontraktuale për të krijuar infrastrukturën e domosdoshme rrugore për këtë investim, gjë që u bë e mundur vetëm nga Qeveria Rama, me një mbështetje prej rreth 40 Milion euro.

Po kështu sipas Ministrisë, gjendja e investitorëve në sektorin e energjitikës në vitin 2013 ishte totalisht në kolaps.

“Një nga investimet e mëdha në fushën e energjisë kërcënonte për tërheqje (dhe ekzekutimin e garancisë) për shkak të mos plotësimit të detyrimeve kontratuale dhe fiskale të qeverisë Berisha në 2013.Historia e investimeve të huaja direkte është në fakt krejt ndryshe”.

Lexoni dhe kete

ISH KREU I ARRSH-SE PADITET NË PROKURORI, 54 MLN USD DËM NË RRUGËN TIRANË-ELBASAN

Ministri i Infrastrurës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda …