Saturday , 7 December 2019

MINISTRIA E MBROJTJES JEP SHIFRAT E PASGODITJEVE TE TERMETIT

Ministria e Mbrojtjes jep shifrat e pasgoditjeve, që shoqëruan tërmetin e fuqishëm të 26 nëntorit. Në total janë regjistruar plot 1376 pasgoditje në vend, një pjesë e të cilave kanë qenë të forta, me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter. Ndërkohë, ministria njofton se sot nga ora 07.00 deri më tani janë regjistruar 5 ngjarje dhe dy janë të lokalizuara.

Nga ana e tyre, ekspertët janë shprehur se pasgoditjet janë normale, ndërsa intensiteti i tyre do të jetë në rënie, duke iu bërë kështu qytetarëve të mos flejnë më nëpër makina, por të kthehen në banesat e tyre.

Tërmeti me magnitudë 6.4 mëngjesin e 26 nëntorit shënoi 51 viktima, qindra të tjerë u plagosën, ndërsa mijëra ndërtesa u shkatërruan.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …