Nisur nga numrat në rritje të të infektuarëve me Covid19, Ministrja e Shëndetësisë, njoftoi këtë të mërkurë të tjera masa me qëllim minimizimin e risqeve gjatë kësaj periudhe.
Në një videomesazh në facebook, Manastirliu, tha se duke nisur nga data 1 dhjetor, bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve, i rekomandohet MASR alternim i mësimit online e fizik në klasa.
Në fakt, numri i infektimeve në institucionet arsimore në vend ka ardhur në rritje.