MINISTRIA KUMBARO INSPEKTON PUNIMET TEK VENDVARRIMI I SKENDERBEUT

Punimet për rikonstruksionin e plotë të vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë do të krijojne probleme gjatë sezonit turistik për vizitoret dhe agjensitë turistiike, por për Ministren e Kultures Mirela Kumbaro, e cila inspektoi punimet e nisura, ajo që do të perfitohet është e rëndësishme për figuren e Skënderbeut, ndaj edhe kerkon mirekuptimin e të gjithë aktoreve.

Sipas Kumbaros me përfundimin e kësaj ndërhyrje memoriali i Skëndërbeut do të pësoje një ndryshim rrënjësor, për të qenë në shërbim të vizitoreve.

Punimet për restaurimin e vendvarrimit të Skëndërbeut janë parashikuar të përfundojnë brenda 6 muajve, por pretendohet se aseti i përfituar nga kjo ndërhyrje do të jetë gati me 28 nentor që sinifikon edhe ngritjen e flamurit në Krujë nga heroi kombetar “Gjergj Kastrioti”.

Lexoni dhe kete

“VIVA LA MUSICA” NE DITEN BOTERORE TE MUZIKES

E kthyer në traditë tashmë, kori dhe solistët e shoqatës “Rozafa Expression” kanë organizuar Festën …