MINISTRJA E DREJTESISE INSPEKTON BURGUN E REÇIT

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e shoqëruar nga deputeti I Partisë Socialiste Luan Harusha dhe  Drejtori I Përgjithshëm I Burgjeve Arben Çuko, inspektuan Burgun e ri të reçit në Malësi të Madhe.Ministrja e Gjonaj u shpreh se ky burg plotëson gjitha standarten e BE-së dhe se pritet që të nis popullimi me të burgosur në fillim të janarit të vitit që vjen. Burg I cili ka një kapacitet deri në 760 persona dhe kështu do bëjë edhe të mundur standartizimin e burgjeve tjera në vend të cilët janë të mbi populluar.

Ministrja Gjonaj u përgjigj edhe interesimit të mediave në lidhje me punësimet, ajo shtoi se nuk ka më punësime partiake dhe se deri tanië janë testuar 750 aplikant nga të cilët janë përzgjedhur 350 sa është edhe kapaciteti I punësimit në policinë e burgjeve.

Burgu I Reçit në Malësi të Madhe do ketë të akomoduar kryesisht persona nga zona e veriut të vendit, I ndarë në kategori ku një sector I vecantë është edhe për sigurinë e lartë. Investim ky I 20 milion eurosh ku 14 milion janë akorduar nga Bashkimi Europian dhe 6 milion nga buxheti I shtetit.

Lexoni dhe kete

RRUGA E THETHIT, SHUMË PREMTIME POR ASNJË NDËRHYRJE

Rruga e Thethit vijon të jetë problem për banorët e zonës. Një problem me të …