Tuesday , 29 September 2020
Breaking News

Ministrja Kodheli shmang pergjigjen per sulmet e Opozites!

Ministrja Mimi Kodheli nuk i ka kthyer asnje pergjigje kerkeses se opozites per doreheqje ndersa ka menjanuar edhe komentin per perfshirjen e ushtarakut te larte te forcave te armatosura ne trafikun e droges nga maroku drejt spanjes. Ministrja e mbrojtjes mimi kodheli vetem sa i buzeqeshi pyetjeve te gazetareve per te vijuar zbritjen e shkalleve ne gjimnazin e qytetit te lezhes.

Zonja Kodheli ishte ne gjimnazin e lezhes per te prezantuar projektin per kthimin e ketyre ambjenteve ne qendra komunitare gjate oreve te pasdites ndersa nxenesit do te perfshihen ne projekte per menyren sesi e shohin ata qytetin e tyre te neserm. Kodheli e ka konsideruar kete iniciative si tejet te rendesishme ndersa do te loboje tek te gjitha institucionet e rendesishme nderkombetare per gjetjen e fondeve per te realizuar projektet e ketyre nxenesve.

Ministerja e mbrojtjes mimi kodheli e zhvilloi takimin e saje me nxenesit e gjimnazit te lezhes pa pranine e mediave, duke evituar ne kete menyre komentet me zhvillimet e fundit brenda forcave te armatosura, ndaj te cilave jane hedhur akuza per perfshirjen e tyre ne trafikun e narkotikeve.

Lexoni dhe kete

PD NIS FUSHATËN ELEKTORALE

Ka nisur faza e tretë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Procesi …