Wednesday , 30 September 2020

MINISTRJA MANASTIRLIU PUBLIKON PAMJET BRENDA SPITALIT COVID-2

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një video të situatës që është aktualisht brenda spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”/COVID2, ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga virusi si dhe të rasteve të dyshuara që po marrin trajtim në këtë spital.

Ministrja Manastirliu ka apeluar për respektimin e rregullave për të frenuar përhapjen e COVID19. “Mbaje maskën, ruaj distancimin, kujdesu për higjienën. Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve kundër COVID19”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë, shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Silvana Bala, ka bërë një apel për qytetarët…

Pamjet brenda spitalit vijnë vetëm 1 ditë pas humbjes së jetës së një 29-vjeçari me Covid-19, i cili u hodh nga kati i tretë i spitalit.

Lexoni dhe kete

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë …