Wednesday , 19 February 2020

MIRATOHET BUXHETI I VITIT 2020 PER BASHKINE LEZHE

Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi këtë të enjte buxhetin e vitit 2020 pa marrë në konsideratë fondin e rindërtimit në zonat ku janë shkaktuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë buxhet nuk është parashikuar asnjë zë për rindërtimin, ndërsa investimet do të jenë kryesisht si pjesë e zërave në fondin e shërbimeve publike. Këshilltari i Partisë Socialiste të Moderuar Agustin Marku e ka quajtur të papranueshem një vendim të tillë pavarsisht se koha ka qenë e mjaftueshme për reflektim.

Ndryshe nga Bashkia e Durrësit që e ka miratuar fondin e rindërtimit, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu pritet dalja e aktit normativ të qeverise për të parë së cila do të jetë mbështetja që do të marrin prej saj në mënyre për të patur edhe planifikimin e tyre.

Sa u takon investimeve të planifikuara për vitin 2020, duke analizuar buxhetin keshilltari Agustin Marku tha se bashkia ka planifikuar blerje dhe shumë pak investime dhe ato sipas tijë jane janë rreth 22.4% e totalit.Ndersa ka mbrojtur buxhetin e paraqitur nga administrata e tij, kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se shume investime do ti bëjë me punetoret e bashkise si një menyre për të ulur kostot.

Buxheti i vitit 2020 i Bashkisë Lezhë i cili u miratua me shumice votash ka vleren e rreth 1.8 miliarde lekë, prej të cilave vetem 400 milion janë zë konkret për investime.

Lexoni dhe kete

Shuhet në moshën 86-vjeçare ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Shuhet në moshën 86-vjeçare këngëtarja e famshme, Nexhmije Pagarusha. Pagarusha do mbetet në mendjen e shqiptarëve …