MIRATOHET SHEMBJA E 10 OBJEKTEVE NE BASHKINE LEZHE

Këshilli Bashkiak i Lezhës i ka hapur rrugë shembjes së 10 objekteve që pësuan dëmtime nga tërmetit i 26-nëntorit të vitit 2019. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të zhvilluar onlinë u miratua shembja 4 pallateve në lagjen “Gurra”, 3 pallateve në lagjen “Besëlidhja”, një ndërtese 2 katëshe në lagjen “Skëndërbeg” si dhe shkolles së mesme “Llesh Nik Daka” në Shënkoll dhe shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Lezhës.

Këto objekte kishin pësuar dëmtime të shumta nga tërmeti dhe pas vleresimit të thelluar u vendos për shembjen e tyre, proçes i cili pritet të nisë brenda një kohë të shpejtë për ti hapur rrugë zbatimit të programit të rindërtimit. Në muajin shkurt të këtij viti është miratuar dhe shembja e dy pallateve të tjera në qytetin e Lezhës, por ndërhyrja ende nuk ka nisur për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare dëmi i shkaktuar nga tërmeti në këtë bashki është 35.6 milion Euro ose 4% e totalit të dëmëve të shkaktuar në të gjithë Shqipërinë.

Lexoni dhe kete

KUJDESI NË PËRDORIMIN E BOMBULAVE TË GAZIT

Bombulat e gazit vijojnë të jenë problem në banesat e qytetarëve. Për këtë, Ridvan Bushati, …