Breaking News

MIRDITA DHE KURBINI I HUMBIN MANDATIN E 4 PD-se

Zgjedhjet e 25-qershorit prodhuan një rezultat zhgënjyes për Partinë Demokratike në Qarkun e Lezhës, duke i hequr kësaj force politike një mandat deputeti.Për here të parë socialistet arriten të dalin force e parë politike në Qarkun e Lezhës, duke marrë 2856 vota më shumë se Partia Demokratike.Disfaten më të madhe kësaj force politike ja solli Mirdita dhe Kurbini, kjo duke e krahasura me zgjedhjet e vitit 2013-të.

Nga 97 vota që PD humbi në Mirditë në 2013-të diferenca në këto zgjedhje në favor të PS-së ishte 1708 vota.Ndërsa në Kurbin nga 5510 që fitoj e PD në 2013 në këto zgjedhje diferenca u ngushtua me 481 vota.Edhe Lezhe ku demokratet kishin shpresa për të fituar kjo duke ju referuar dhe faktit se bashkia drejtohet prej tyre rezultati ka qenë teresisht zhgënjyes.Partia Socialiste ka arritur të marrë 1629 vota më shumë se PD.

Rritje të konsiderueshme votash në qarkun e Lezhës ka pësuar dhe lëvozja socialiste për integrim e cila arriti të ruaje një mandat deputeti.Në ditet në vijim të djathtet pritet që të analizojne humbjen ku mos funksionimi siç duhet i strukturave dhe nisja e fushates me vonese duket se solli këtë rezultat.

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …