Monday , 26 February 2018

MIRDITE, ARRESTOHET NJE PERSON I SHPALLUR NE KERKIM

Policia e Mirditës ka arrestuar një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale Prodhim dhe shitje e lëndëvenarkotikëve. Në pranga ka rënë Algert Mikeli 35 vjeç, banues në Mirditë, pasi ishte dënuar me 7 vite burg dhe vendimi ishte lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Kanë qënë specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Mirditës që kanë bërë të mundur arrestimin e 35 vjeçarit Mikeli, ndërsa ky i fundit në momentin e ndalimit nuk bëri rezistence.35-vjeçari tashmë do të vuaje dënimin e dhënë nga Gjykata për vepren penale Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve.

 

Lexoni dhe kete

OPERACION POLICOR I KODUAR “KULLA”

Kapet në orët e para të mëngjesit, në kullën e prindërve të  tij, një shtetas …