Thursday , 22 February 2018

MIRDITE, BANORET E TRE FSHATRAVE NE PROTESTE

Banoret e fshatrave Fierze, Rrasfik dhe Fang të Njesise Administrative të Rubikut në Mirditë, kanë dalë në proteste kunder fabrikes së asfalto-betonit e cila operon në zonen e tyre.Sipas banoreve tymi që del nga fabrika krijon ndotje të ajrit, duke ju sjellë probleme shëndetësore.Banoret thonë se subjekti në fjalë operon kryesisht gjatë oreve të nates pa snjë llojë dokumentacioni, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e insitucioneve për pezullim e aktivitetit të kësaj fabrike.

I kontaktur nëpërmjet telefonit kryetari i Bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj ju ka dhënë të drejte banoreve, ndërsa ka bërë të ditur se fabrika në fjalë do ta ushtroje aktivitetin përkohësisht deri në asfaltimin e rruges Rrëshen-Bukmire.Për këtë çështje banoret kanë bërë dhe denocim dhe në polici. Dy ditë më parë blutë e Mirditës kanë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.N, 64-vjeç, banues në Sheshaj, bashkëpronar i fabrikes në fjalë, pasi nga prodhimi i asfaltit, ka ndotje të ambientit në zonen përreth thuhet në njoftimin e policisë.

Lexoni dhe kete

REFORMA E UJIT, SENSIBILIZOHEN QYTETARET NE LEZHE

Reforma e qeverisë për ujin ka sjellë sensibilizim të qytetareve në Lezhë për të shlyer …