Wednesday , 29 June 2022

Mirdite, bie ne humnere automjeti 2 te vdekur!

Kjo autoveture sebashku me 3 persona ne te doli nga rruga dhe perfundoi rreth 60 metra ne gremine. Si pasoje e ketij aksidenti humben jeten drejtuesi i mjetit gjergj kola 56 vjec si dhe Mark Loci 58 vjec, ndersa u plagos infermierja me iniciale P.K e cila ndodhej brenda ne makine. Aksidenti u regjistruar kete mengjes ne afersi te fshatit Peshqesh te komunes Orosh ne Mirdite.

Dy viktimat gjeten vdekjen e menjehershme si pasoje e plageve te marra, ndersa gruaja qe ndodhej ne pjesen e pasme te mjetit lajmeroi menjehere policine per ngjarjen. Viktimat Gjergj Kola dhe Mark Loci punonin si roje te turnit te trete ne nje hidrocentral qe ndodhet ne zonen e oroshit dhe mendohet se si pasoje e pagjumesise, drejtuesi i mjetit tip volgsvagen qe ishte pa targa te kete humbur kontrollin dhe per pasoje ka dale nga rruga duke perfunduar poshte saj.

Viktimat po ktheheshin per ne shtepi, ndersa rruges kishin marre ne mjetin e tyre edhe infermieren e fshatit peshqesh e cila ishte nisur per ne pune. Policia ka nisur hetimet ne lidhje me kete aksident, ndersa eshte konfirmuar se do te kete edhe monitorim te ketyre zonave pershkak se perdoren mjete pa asnje lloj sigurie dhe mund te drejtohen nga persona qe nuk disponojne leje drejtimi.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LE NE BURG ISH-DREJTORIN E OSHEE MIRDITE

Ish-drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë Altin Nikolli, i arrestuar dy …