MIRDITE, FSHATI BLINISHT RREZIKON ZHDUKJEN

Brenda 24-oresh një fshat gati është zhdukur plotësisht si pasojë e rreshqitjeve të tokes. Erozioni në fshatin Blinisht të Njesisë Administrative Orosh në Mirditë shembi banesa, rrugë, rrjetin elektrik si dhe e beri zonen plotësisht te pabanueshme.Gjithashtu një biznes autogrill pranë rruges së kombit është perpire e gjitha nga masivi i dheut që erdhi nga shpati i malit.

Kanë parë tu ike banesa, duke përjetuar frike si pasoje e zhurmes që krijonte toka qe rreshqiste. Banoret e fshatit Blinisht, thonë se gjithçka nisi dje pasdite dhe me shpejtësi krijoi këto pamje që duket sot.

Për të parë situaten e krijuar ishte edhe kryetari i Bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj. Ai pranoi se e kanë humbur fshatin Blinisht, por kërkon që të mbrohet rruga e kombit, pasi e gjithë kodra që ka rrëshqitur ndodhet në këtë segment.Dedaj tha se situata tejkalon kapacitetet e bashkisë që ai drejton dhe kërkon mbështetjen e qerevisë

Disa nga banoret janë larguar nga zona, pasi rreshqitjet e dheut vijojnë të jenë prezente dhe e gjithë kodra rrezikon të bie.

 

Lexoni dhe kete

“FESTA E VELIPOJËS 2020”

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të shtunë “Festën e Velipojës 2020”. Një aktivitet që kishte …