MIRDITE, ZJARR NE FSHATIN RRETH I EPERM

Një zjarr i fuqishem ka përshfire masivin pyjor te fshatit Rreth i Eperm në Mirditë, duke vënë në rrezik dhe disa banesa të këtij fshati. Vatra i zjarrit është shfaqur në oret e para të mëngjesit të së martes, duke u përhapur me shpejtesi në një siperfaqe të konsiderueshme kjo e favozuar dhe nga era e fortë që po fryen.

Pranë fshatit ku ka rënë zjarri kanë mbërritur menjeher zjarrfikesit sëbashku me punonjes të shërbimit pyjor por ndërhyrja është mjaft e vështire përshkak të terrenit të thyer.Makinat zjarrfikese janë vendosur pranë zones së banuar për të shmangur rrezikun për banesat.

Duke para situaten e krijuar emergjencat civile pranë prefektures në Lezhë pritet që të kërkojnë ndihmen e ushtrisë për të ndërhyre në shuarjen e këtij zjarri që dyshohet të jetë i qëllimshem. Gjithashtu sipas të dhënave dhe zjarri i rënë pak ditë më parë në Orosh vazhdon ende, duke djegur me qindra hektarë pyje.

Lexoni dhe kete

“KONTROLLET NE ZONEN E PREKALIT, JO VETEM PER KANABIS POR EDHE SEZONIN TURISTIK”

Gjate nje takimi te zhvilluar ne Njesine Ana e Malit, per parandalimin e kultivimit te …