Wednesday , 18 July 2018

“MIRENJOHJA E BASHKISE SHKODER” PER MURGESHEN MISIONARE ALFANO

Këshilli Bashkiak Shkodër ka akorduar këtë të dielë titullin e nderit “Mirënjohja e Bashkisë Shkodër” për murgeshën misionare Suor Teresa Alfano. Titull iu akordua me motivacionin “për kontributin dhe veprimtarinë humane në dobi të komuniteteve të banorëve të njëisë administrative Rrethina të Shkodrës”. Vetë murgesha misionare Teresa Alfano vlerësoi këtë titullin që i jepet.

“Unë ndjej vetëm një falenderim dhe perulje, sepse kurrë nuk e kisha menduar që do të vlerësohej puna ime. Falenderoj vetëm Zotin, e them vertetë faleminderit sepse ajo pak gjë që kam bërë, eshte sepse ai më ka qëndruar pranë, më ka udhëhequr. Falenderoj njerezit që kanë besuar në atë që kam bërë dhe kur vinin këtu dhe shihnin se ajo që u kisha thënë ishte realizuar, shtonte kënaqësinë. Janë 28 vite që shkoj dhe vi në Shqipëri dhe as herën e fundit që kam ardhur nuk kam ardhur duar bosh. Të varfërit më emocionojnë më shumë, disa jane aty brenda. Ka ardhur një nga Barbullushi që më ka sjellë 4 veze si shenje falenderimi, kjo më ka prekur pa masë. Janë gjëra që të bëjnë mirë por edhe keq, sepse do të kisha dashur të bëja më shumë. Shpresojmë në bekimin e Zotit, ai është Ati. Kjo është e bukura, shumë vullnetare që janë këtu kanë zbuluar dashurinë e atit, Zotit. Motrat e mija që janë këtu nga 1995, kjo shkollë këtu, që punojnë e mësojnë fëmijët janë ato që bëjnë të lind forca e shpresa tek të gjithë Shqiptarët.”

Ndërsa, këshilltarja e PD në Këshillin Bashkiak Shkodër, Lina Pjetri tha kjo se murgeshë ka ndihmuar shumë të varfër.

Murgesha misionare Suor Teresa Alfano ka dhënë një kontribut të veçantë për të varfërit në vendin tonë që nga viti 1991 dhe në vazhdim.

https://www.youtube.com/watch?v=VynLOk2kOl4&feature=youtu.be

Lexoni dhe kete

SHKOLLA “KOLIN GJOKA” KA HAPUR DYERT PER KURSE

Shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë ka hapur dyert edhe për zhvillimin e kurseve të …