Breaking News

MIRJAM BRUÇETI “MIRENJOHJA E QYTETIT”

.Mirjam Bruçeti aktorja e mirënjohur e teatrit Migjeni pas një karriere mbi 40 vjecare  në skenë u ndërua me titullin “Mirënjohja e qytetit”.

Figurën e Bruçetit e duan të gjithë dhe koleget e bashkëpunëtorët ndër vite kanë shumë kujtime, mall dhe nostalgji.

Një përshendetje nga larg që e emocionoi jo pak aktoren, ishte edhe një leter dhe mesazhi zanor i fëmijeve nga Kanadaja. Megjithese jo fizikisht, ato ishin pranë nënës së tyre përmes një tufë me lule dhe vargjeve të mallit.

Jeta e Mirjam Bruçetit ndahet mes Frances dhe Shkodres, për të cilën sa herë vjen ka mall. E lindur me 15 mars 1949 ne Shkoder, fillimisht ajo nisi punën si mësuese dhe me perfundimin e studimeve në institutin e larte të arteve në 1973, fillon punën si aktore në Teatrin ” Migjeni” deri në vitin 2000. Gjatë kësaj periudhe ka interpretuar rreth 60 role në drama, komedi dhe në teatrin e poezisë etj. Veçohen “Djemtë e mbarë”, ” Fëtyra e dytë”, ” Luani i shtëpisë”, ” Jehona e një dite shkurti”, “Fundi i një komedie”, “Tri shuplakat”, “Gjaku i Arbrit”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Kiameti”, “Korrupsion në pallatin e drejtësisë”, “Hetimi”, “Neni 55″, ” Shtegtim nëpër ankth” etj. Pjesë e krimtarisë së saj janë dhe filmat në kinostudion ” Shqipëria e Re”, ndër to mund të përmendim: “Dëshmorët e monumenteve”, “Midis dy Dasmave”, “Thesari”, ” Mysafir i paftuar”, “Flutura në kabinen time”, ” Flaka e maleve”, Rruga e lirisë, ” Militanti” e tjerë.

Lexoni dhe kete

FESTA E EMIGRANTËVE NË DAJÇ

Për të dytin vit radhazi është organizuar festa e emigrantëve në famullinë e Dajçit të …