MISTER NGJARJA E NDODHUR ME ÇIFTIN BERCANA- NDOCI

Kur tashmë kanë kaluar katër ditë nga vrasja e çiftit Bercana- Ndoci, grupi hetimor i ngritur për këtë cështje ende nuk ka një pistë konkrete të hetimit si dhe një të dyshuar kryesor. Nga sa mësohet pavarësisht shoqërimeve të mbi 30 personave apo edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë deri tani nuk kanë dhënë rezultate. Nga sa mësohet përvec kamerave të disa bizneseve për rreth janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve përgjatë akseve tjera rrugore ku dyshohet se ka qarkulluar mjeti tip Benz, i cili më pas është djegur në By-Passin e Shkodrës.

Deri më tani grupi hetimor ka bërë të mundur gjetjen se ku është vjedhur mjeti që rezulton të jetë vjedhe në farësi të Prizrenit në Kosove por i regjistruar në Prishtinë, cka është raportuar në Policinë e Kosoves si i vjedhur tre ditë para vrasjes. Nga ana tjetër është kryer edhe akt ekspertimi i armës së gjetur në automjet, e cila ka dyshime të forta se është e njëjta armë që është përdor në vrasje, pasi lloji i armës me të cilin janë qëlluar ishte automatik i shkurtër, i të njëjtit lloj i gjetur në mjetin e djegur.

Por dëmtimet që ka pësuar arma gjate djegies së mjetit e bënë të vështirë saktësimin nëse kemi të bëjmë me të njëjtën armë apo jo. Ndërkaq për shkak edhe të mungesës së informacionit, por edhe karakteristikave të Boran Bercana gjatë periudhës që ai ka punuar në policinë e shtetit, rezulton se kemi të bëjmë me një efektiv profesional të policisë së shtetit dhe shumë korrekt me punën, por transferimi nga Shkodra në Pukë, ka bërë që ky i fundit të largohet nga radhët e unformave blu për shkak të largësisë me familjen. Nuk ka të dhëna as për konflikte të më parshme me persona tjerë. Mbetet mister ende zbardhja e kësaj ngjarje që ka tronditur opinion shkodran.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHEN HAJDUTET E BAGETIVE NE LEZHE DHE SHIJAK

Policia ka zbardhur një sërë vjedhjesh të bagëtive të trasha të ndodhura në Lezhë dhe …