MJEKET DHE INFERMIERET E SHKODRES NEGATIV NDAJ COVID-19

Tre mjekët dhe dy infermiere të Spitalit Rajonal të Shkodrës pas testit nëse janë të infektuar me virusin SARS-COV 2, apo sic njihet ndryshe Koronavirus, që kanë pasur kontakte në trajtimin e pacientit nga Puka i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus, kanë rezultuar negativ. Një mjek reanimator, një pulmologe dhe mjekja infeksioniste dhe dy infermier pas testit të kryer kanë rezultuar negativ duke dhënë një frymëmarrje edhe për stafin e spitalit rajonal të Shkodrës por edhe për pacientet.

Nga ana tjetër mësohet se pas kryerjes së testeve mjekët dhe infermieret janë rikthyer punës së tyre të përditëshme, ndërsa kanë qëndruar të vetë karantinuar për 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër nuk është identifikuar asnjë rast me COVID 19, mostrat e marra kanë rezultuar të gjitha negative. Nga ana tjetër ju bëhët thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ruajnë distancën për ata që dalin të kryejn detyrimet e tyre të përditëshme. Po kështu mësohet se stafi mjeksor i Shkodrës në të gjitha nivelt është i gatshëm që të presin dhe të konsultojnë pacientet si dhe të kryejn shërbimet ndaj tyre.

Lexoni dhe kete

NDALIMI I LËVIZJEVE, 25 DREJTUES MJETESH SHKELIN URDHËRIN

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 25 drejtues mjetesh që …