Breaking News

MJEKET E SHKODRES SHPETOJNE 15-VJEÇARIN QE PO MBYTEJ NE SHIROKE

Një 15 vjecar teksa ka qenë duke u larë me shokët e tij ka qenë duke u mbytur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shirokës në vendin e quajtur Zalli i Bardh. Kanë qenë Shkoët e tij të cilët kanë njoftuar urgjencën e Shkodrës dhe kanë bërë nxjerrjen e 15 vjecarit nga uji. Ndërsa mësohet në momentin e mbërritjes së urgjencës i mituri nuk shfaqte shenja jete dhe se nuk kishte puls.

Ai është transportuar në Spitalin e Shkodrës pa shenja jete, transporti i tij ka zgjatur rreth 5 minuta, falë ndërhyrjes së mjekëve të autoambulancës si dhe të mjekëve të urgjencës së spitalit të Shkodrës me anë të defibrilatorit dhe nxjerrjes së ujit është bërë e mundurur kthimi në jetë i 15 vjecarit, i cili praktikisht i kishte humbur gjitha shpresat.

Këmbëngulja e stafit mjeksor fillimisht të ambulancës së shirokës dhe më pas edhe të urgjencës së Spitalit rajonal të Shkodrës është bërë i mundur shpëtimi i jetës së 15 vjecarit, i cili po lahej në zonën turistike të Shirokës, një zonë mjaft e frekuentuar sidomos nga Shkodranët për shkak edhe të afërsisë me qytetin.

Lexoni dhe kete

NGJARJE E RENDE NE SHIROKE, NJE FEMIJE…

Nje ngjarje e rende sapo eshte rregjistruar ne zonen e Shirokes. Nje femije ka rrezikuar …