Sunday , 19 January 2020
Breaking News

MJEKET E SPITALIT NE GJYKATEN E APELIT

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë për disa nga mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të Shkodër. Apeli vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela dhe infermierin Renato Kepi. Edhe mjeku Luan Dragusha u la i lirë, pasi ndaj tij nuk ishte caktuar masë sigurie as nga gjykata e shkallës së parë. Gjithashtu Apeli la të lirë edhe katër punonjësit e administratës së Spitalit.

Ndërsa mjekët Edi Smajlaj dhe Dhurata Uruçi, për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë kishte caktuar “arrest ne burg”, u lanë nga Apeli me masën “detyrim paraqitje”. Vendimi i gjykatës së Shkalles së Parë në Shkodër ishte apeluar nga prokuroria, e cila kishte kërkuar për të dyshuarit, masa më të rënda sigurie. Mjekët dhe inferemierët e spitalit rajonal Shkodër janë në hetim nga prokuroria e Shkodrës për “abuzim me fondet publike” dhe “shpërdorim detyre”.

Lexoni dhe kete

DROGE SHQIPTARE NE MAL TE ZI

23 kilogramë lëndë narkotike kanabis është gjetur në Liqenin e Shkodrës, nga ana e policisë …