Monday , 25 September 2017

MJESHTRI I QERAMIKES NE KRAJEN TE LEZHES

Vasil Kuka ia ka kushtuar kohën dhe studimet artit të qeramikës. Ai banon në fshatin Krajen në kufirin mes Lezhës dhe Shkodrës, por shtëpia e tij është kthyer në një punishte të njohur në të gjithë Shqipërinë, madje edhe jashtë saj. Vasili tregon se ishte përkthyes i një kleriku të zonës në fillim të viteve 90-të dhe me këmbënguljen e tij ai studioi në Itali për qeramikë, për tu kthyer pas disa vitesh në vendlindje për të ushtruar zanatin që përfitoi jashtë shtetit. Ai thotë se lënda e parë për punën në qeramike është balta, të cilën e merr vetëm pak metra larg punishtes.“Lënda e parë ëshë balta dhe këtu ka shumë baltë, të cilën e përpunoj dhe bëj punimet e mia.”

Kuka rrëfen se fillimet kanë qenë të vështira por sot  është mjaft i kënaqur për atë çfarë ka arritur, ndërsa thotë se klientët më të shumtë janë shqiptarë por nuk mungojnë as të huajt. “E kam nisur me frikë. Studiova në Itali dhe të gjithë dëshironin të iknin nga Shqipëria. Ishte një punë e madhë që të bindja veten që të rikthehesha. Unë jam kthyer në vitin 1999. Nuk e dija nëse kishte treg apo jo, por edhe në Shqipëri janë shumë të kërkuara sepse unë po mundohem që të fus punimet etnografike shqiptare. Kjo është një punishte e cila vazhdon që të ketë progres.”

Punimet në qeramike janë kthyer në një biznes familjar për Vasil Kukën, pasi edhe bashkëshortja e tij është pjesë e pandalshme në këtë profesion. Ndonëse nuk ka kryer studimet e larta talentin e saj në pikture e ka vënë në fuksion të punës, pasi shumicen e punimeve të qeramikes bëhen dhe piktura të ndryshme të cilat janë mjaft të kërkuara nga klientet. “Klientela kryesore është shqiptare, por kohët e fundit ka pasur lëvizje të turistëve të huaj dhe i çmojnë shumë, sidomos punimet etnografike shqiptare.”

 

Përpunimi i baltës është një nga profesionet më të vjetra të njerëzmit por që vitet e fundit ishtë lënë në harrese.Tashmë kjo traditë është rikthyer sërish nga Vasil Kuka i cili me talentin e tij në këtë art po tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Lexoni dhe kete

TEATRI “MIGJENI” NDALESA E PARE E ZV/KRYEMINISTRES MESI PAS RIKTHIMIT NE SHKODER

Teatri “Migjeni” ka qene ndalesa e pare pas rikthimit ne Shkoder pas zgjedhjes si zv/kryeministre …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin