Monday , 25 September 2017

MJETI DEL NGA RRUGA DHE BIE NE DRIN, HUMB JETEN DREJTUESI

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku një automjet ka dolë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Drin. Për pasojë një 29 vjeçar gjeti vdekjen. Drejtuesi I automjetit Sokol Kulla e pati të pamundur të dilte nga mjeti dhe përsojë humbi jetën. Mjeti tip Fiat Punto ka qënë duke lënë qytetin verior, kur në afërsi të urës së Bahçallekut rreth ores 07.15 ka devijuar nga aksi kryesor, e në vend që të hynte në urë ka përfunduar jashtë rruge duke rënë në ujrat e lumit në një thellësi rreth 5 metra.

Me të marrë njoftimin, forca të shumta policore janë nisur drejt vendngjarjes, përfshirë polumbarët e FNSH-së, të cilët pas shumë përpjekjeve kanë nxjerrë trupin e pajetë të drejtuesit të makinës.  Ai është identifikuar si shtetasi Sokol Kulla, 29 vjeç nga fshati Ndreaj, i cili po udhëtonte i vetëm kur mjeti doli nga rruga për shkak se, siç dyshon policia, po lëvizte me shpejtësi. Fillimisht u dyshua se në mjet ndodheshin edhe persona të tjerë, por pas kontrollit, polumbarët konfirmuan se ai ka qënë duke udhëtuar i vetëm.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodres, aty ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko – ligjore, për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e të riut përpara ngjarjes së rëndë. Automjeti u fundos në një nga zonat më të thella të lumit Drin dhe kjo ka vështirësuar punën për nxjerrjen në breg. Makina është nxjerrë në përpjekjen e dytë pas këputjes së litarëve në sprovën e parë.

Lexoni dhe kete

LEZHE, DIGJET NE MESNATE AUTOMJETI I KRYETARIT TE BASHKISE FRAN FRROKAJ

Digjet në mesnatë makina që përdorte kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Rreth orës …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin