MONIKA KRYEMADHI TAKIM ME STRUKTURAT E LSI-se NE LEZHE

Turin e takimeve organizative për protestën e opozitës me 27 janar në Tiranë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ka vijuar me strukturat e kësaj force politike në Lezhë. Ndërsa ka marrë fjalën për të kërkuar mbështetje maksimale në protestë dhe sensibilizimin e qytetarëve të thjeshtë për të i’u bashkuar kësaj proteste, Monika Kryemadhi, ka folur edhe për investimet e marra nga Bashkia e Lezhës në kohën kur ajo drejtohej nga Viktor Tushaj i LSI. Sipas znj.Kryemadhi, investimet në këtë njësi vendore kanë qënë meritë e aftësisë menaxheriale dhe projektuese të Tushës dhe jo dhurata të Ramës.

Gjatë takimit me struktura e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Lezhë, Kryemadhi ka ftuar të gjithë shqiptaret pa dallime politike që ti bashkohen protestës të së shtunes në Tiranë.

Lexoni dhe kete

PAA NIS PERGATITJET PER ZGJEDHJET LOKALE

Nga shkodra Partia Agrare Ambientaliste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019, në takim …