Wednesday , 29 June 2022
Breaking News

MORI KRITIKA NGA KRYEMINISTRI EDI RAMA

Pas kritikave të drejtpërdrejta që mori nga kryeministri Edi Rama, Bashkia Malësi e Madhe ka nisur pastrimin e territorit nga mbetjet e shumta. Puna ka nisur nga zona e Bajzës së Kastratit.

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, e pranoi se Qarku i Shkodrës ka shumë zona të ndotura dhe se ka ardhur momenti të merren masa ndaj atyre që prishin ambjentin, pasi Shqipëria do të marrë flamurin e pastërtisë sipas saj.

Ndërkohë, kryebashkiaku Tonin Marinaj i bëri thirrje banorëve që mbeturinat ti hedhin në vendin e caktuar, përndryshe do të veprohet në bazë të ligjit nga Vermoshi deri në Vijën e Vrakës.

Në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë me kryebashkiakët e vendit, kryeministri Edi Rama lëshoi kritika duke thënë se ka kryetarë bashkish që lejojnë të derdhen inerte në vende të paautorizuara.

Lexoni dhe kete

VIJON BOJKOTI I AVOKATËVE TË SHKODRËS

Vijon bojkoti i avokatëve të Shkodrës. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Dhomës …