MOS DHENIA E SHPERBLIMIT PER KESHILLTARET DHE KRYEPLEQTE

Mos dhënie e shpërblimit prej muajsh për këshilltaret dhe kryetaret e fshatrave të Bashkisë Lezhë, ka sjellë reagimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Kristian Gjidoda.Ai tha se Bashkia Lezhë është e vetmja njesi vendore në Shqipëri që nuk i ka kryer këto pagesa dhe ky është një absurditet, duke ju referuar dhe faktit se fondi është i përcaktuar që në fillim të vitit.

Kryetaret e fshatrave në Lezhë nuk janë paguar prej gati dy vitesh, ndërsa këshilltaret bashkiak prej më shumë se 8 muajsh.Kjo situate e krijuar lidhet me problemet financiare që po kalon Bashkia Lezhë, ndërsa është bërë e ditur se këto pagesa do të kryhen shumë shpejt, kjo duke ju referuar dhe faktit se buxheti i vitit 2018-të është miratuar prej gati 1 muaj.

Lexoni dhe kete

URIMET DHE VIZITAT PER FESTEN E FITER BAJRAMIT

Mbarësi dhe më shumë paqe e dashuri në familje. Ky ka qenë urimi kryesor i …