Monday , 17 February 2020

MOSHAT/ INTERNACIONAL – VLLAZNIA U17, SFIDA E KREUT

Java e tretë e kampionatit kombëtar të moshave në futboll ka sjellë dy ndeshje në transfertë për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ato do të luajnë në Pezë- Helmes ndaj ekipeve respektive të Internacional. Shumë interesant pritet të jetë ballafaqimi në mes ekipeve të 17 vjeçarëve. Si Vllaznia ashtu edhe Internacional i kanë fituar të dy ndeshjet e para të kampionatit dhe udhëheqin renditjen me pikë të barabarta. Ekipi shkodran nën drejtimin e trajnerit Brikeno Bizi i ka fituar dy ndeshjet e para, fillimisht atë me Laçin në transfertë me rezultatin e thellë 4-0 dhe më pas ndaj Partizanit në Shkodër me shifrat 2-1.

Në këtë të fundit, ka qenë një takim shumë i bukur ku fillimisht ishin futbollistët e kuq që kaluan të parët në avantazh por më pas shkodranët kanë përmbysur gjithçka duke shënuar dy herë me anë të sulmuesit Antonio Delaj dhe kësisoj erdhi fitorja. Vllaznia U17 duket një ekip shumë simpatik dhe për rrjedhojë pritet të jetë një pretendent në kampionatin e ri. Disi më ndryshe është situata me ekipin e 19 vjeçarëve kuqeblu.

Ai nuk i ka bërë një nisje të mirë kampionatit duke barazuar 1-1 fillimisht në Laç ndërkohë që në javën e dytë humbën 3-1 në “Reshit Rusi” ndaj Partizanit ndonëse shënuan të parët me anë të Radovanit. Kuptohet se kjo nuk është gjendja reale e ekipit të drejtuar nga trajneri Luan Zmijani por me shumë siguri nga ndeshja në ndeshje, forma e ekipit do të vijë duke u rritur dhe padiskutim edhe rezultatet e tij. Për këtë arsye, Vllaznia U19 do të tentojë fitoren në ndeshjen e së dielës ndaj Internacional.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL FEMRA/ VLLAZNIA FITON 3 – 1 NDAJ SKËNDERBEUT

Vllaznia në volejboll për femra ka bërë detyrën duke fituar ndeshjen e rradhës për kampionat …