Breaking News

MOTI I KEQ DEMTON LINJAT ELEKTRIKE NE LEZHE

Moti i keq me reshje shiu e dëbore që ka përfshire rajonin e Lezhës që prej oreve të para të mëngjesit të së dieles ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike.Si pasoje stuhisë me erëra të forta u dëmtuan linjat elektrike që furnizojnë disa fshatra në Njesitë Administrative të Shënkollit, Zejmenit, Dajçit dhe Kallmetit.Për riparimin e defekteve u angazhuan menjëherë punonjesit e OSHEE në Lezhë, ndërsa në terren ishte edhe vetë Drejtori i këtij insitucioni Vinçens Tuku.Falë ndërhyrjes së shpejtë aktualisht është rikthyer energjia elektrike në pjesen më të madhe të këtyre fshatrave, duke përjashtuar vetem Zejmenin ku grupet e punes po punojnë për riparimin e defektit që është shkaktuar nga moti i keq.Edhe në këtë zonë energjia elektrike do të rikthehet në një kohë shumë të shpejtë.Duke ju referuar kushteve atmosferike Drejtori i OSHEE-së në Lezhë Vinçens Tuku ka bërë të ditur se grupet e punes do të vijojnë të jenë në gadishmeri për të ndërhyre në raste defektesh, me qëllim që energjia elektrike të mos mungojë në zonen e Lezhës.

Lexoni dhe kete

OBOTIN E PRET NJE VERE “E FTOHTE”

Zona e Obotit në Njësinë Administrative Ana e Malit të Bashkisë Shkodër vijon të vuajë …