Sunday , 17 December 2017
Breaking News

MOTI I KEQ, MINISTRIA E ARSIMIT NE QARKUN LEZHE

Shirat e rrëmbyeshem rikthyen gërryerjet e unazes së qytetit të Rrëshenit në Mirditë. Lumi Zmeja solli vershimin e ujit drejt bazenit të rruges e duke vijuar gërryerjet e nisura prej 1 viti. Situaten e ndoqi nga afer edhe Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, njeherazi edhe deputete e zones. E shoqëruar nga Prefekti Gjergj Prendi, Nikolla monitoroj gjendjen e rruges si dhe ndërhyrjet e kryera per evakuimin e një familjeje në fshatin Peshqesh që rrezikoj nga Lumi Fan. Me pas Nikollla ka udhetuar drejt Mamurrasit për të parë situaten pranë ures së shembur të drojes dhe rrezikun që paraqet lumi më të njejtin emer. Nikolla tha se situata bë këtë zonë është e vështirë, por e rëndësishme është të shpëtojmë jetet e njerezve, ndërkohe që ka garantuar se ura e shembur do të rindertohet.

Prefekti Gjergj Prendi u shpreh se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e njerezve dhe gjëse së gjallë në zonat ku ka probleme.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile në qarkun e Lezhës janë evakuar 10 familje dy në Mirditë dhe 8 në Kurbin, pasi banesat e tyre rrezikojne përmbytjen.

Lexoni dhe kete

RRUGA E DUKAGJINIT, BANORET E ZONES KERKOJNE NDERHYRJE

Rruga e Dukagjinit vijon te jete nje problem serioz per banoret e kesaj zone. Per …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin