Sunday , 21 January 2018

MOTORÇIKLETA PERPLASET ME AUTOVETUREN, DY TE PLAGOSUR

Dy të rinjë mbeten të plagosur pasi u përfshin në një aksident nga përplasja e  motorcikletës me automjetin në Rranxa të Bushatit. Motorçikleta u përplas me një automjet i cili po futej në oborrin e banesës së tij, e për pasoje të plagosur mbeten drejtuesi i saj 17 vjeçar R. Tula dhe pasagjeri T. Dushi, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti tip Opel me targa Italiane, ED 355 FA ka ndezur sinjalin për të hyrë në oborrin e baneses, ndërsa të rinjtë nuk e kanë parë fare atë, e për pasojë janë përplasu me automjetin.

Në momentet e fundit kanë tentuar të frenojnë, por motorçikletes nuk i kanë mbajtur frenat dhe për pasojë ka goditur mjetin, duke përfunduar disa metra me tutje në oborrin e shtëpisë.  Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor ndërsa nisen hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Materialet hetimore i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkoder. Gjatë stinës se veres motorcikletat jane një nga shkaktarët kryesor të aksidenteve në rruget e Shkodres.

Lexoni dhe kete

SEKUESTROHEN 4.5 KG HEROINE

57-vjecari Petraq Greku nga Berati por me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e …