Saturday , 28 March 2020

MOTORÇIKLETA PERPLASET ME MAKINEN, PLAGOSEN DY PERSONA

Dy përsona kanë mbetur të plagosur, pas përplasjes së një motorçiklete me një automjet. Aksidenti ndodhi paraditen e së hënës në superstraden Milot-Lezhë në hyrje të qytetit të Lezhës. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorçikletës Blerim Hasani 18-vjeç dhe nënë e tijë e cila ishte pasagjere Dafina Hasani 48-vjeçe që të dy banues në Ishull-Shëngjin.

Pasi moren ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, të plagosuri u dërguan me urgjence drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjës nisi hetimet në lidhje me aksidentin, ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit dhe po merret në pyetje rreth për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexoni dhe kete

NIS FUNKSIONIMI I PLOTE I GJYKATES SE LEZHES

Tre muaj pas pezullimit të pjesës më të madhe të proceseve gjyqësore si pasojë e …