Tuesday , 19 November 2019

“MOZAIK”, EKSPOZITA E ARTIT PAMOR NE GALERINE E ARTEVE SHKODER

“Mozaik” ishte titulli i ekspozitës së artit pamor të organizuar pasditen e se martës nga Bashkia Shkodër. Hapja e kësaj ekspozite u zhvillua në ambjentet e galerisë së arteve Shkodër, ku kjo ekspozitë është pjesë e axhendës së aktiviteteve që Bashkia e Shkodrës organizon, në kuadër të 8 Marsit “Ditës Ndërkombëtare të Gruas”. E pranishme ishte edhe vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, që foli për rëndësinë dhe mesazhin që kërkon të përcjellë kjo ekspozitë.

Synimi i këtij aktiviteti dhe të gjitha aktivitete që Bashkia e Shkodrës ka planifikuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, është kthimi i festimeve të 8 Marsit në aktivitete frymëzuese për shoqërinë, për promovimin e shembujve pozitivë të arritjeve dhe potencialit të grave shqiptare, larg paragjykimeve, drejt barazisë dhe të drejtave të barabarta.

Lexoni dhe kete

PROMOVOHET NE LEZHE LIBRI “MIRDITA PER KOL MIRDITEN”

Gazetari i njohur Gjergj Marku ka promovuar në Lezhë librin tijë “Mirdita për Kol Mirditën”, …