Saturday , 26 September 2020

MUAJI GUSHT, FLUKS LEVIZJESH SE AUTOMJETEVE NE SHKODER

Nje perplasje mes dy automjeteve afer Rektoratit, ne qytetin e Shkodres, fatmiresisht pa deme ne njerez, ka bllokuar trafikun per disa minuta ne kete zone. Ne fakt, muaji i fundit i stines se veres sjell nje fluks te madh te levizjes se automjeteve ne qytetin e Shkodres. Kjo ben qe te kete edhe trafik ne qendrat kryesore te qytetit, duke bere qe te bllokohet edhe trafiku nga levizjet e shumta te automjeteve. Ashtu sic shihet edhe ne pamje, qarkullimi i shume automjeteve shkakton nje varg te gjate me makina.

Trafiku behet me i renduar ne qender te qytetit, ku ka edhe me shume kryqezime dhe prania e policeve per te vendosur rregull eshte teper e domosdoshme. Por, prania e tyre eshte me shume e nevojshme edhe per te evidentuar aksidentet qe mund te ndodhin nga levizja e shumte e makinave, por edhe te atyre qe levizin me motorcikleta apo bicikleta, duke krijuar nje kaos te madh ne rruget e qytetit te Shkodres. Shkak per krijimin e trafikut eshte edhe ardhja e shume emigranteve ne qytetin verior per te kaluar pushimet prane familjeve te tyre. Prandaj, duhet te kete nje shtim te masave te sigurise ne zonat kryesore te qytetit, ne menyre qe te kete nje mbarevajtje te levizjeve.

Lexoni dhe kete

NDIKIMI I PANDEMISË NË TURIZMIN E VENDIT TONË

Ashtu si në të gjithë sektorët, edhe në turizmin e vendit tonë, pandemia ka dhënë …