MUAJI I AGJERIMIT NE KONTENIER

Muaji i agjerimit e ka gjetur familjen Lika në fshatin Mal i Bardhe në Kurbin në kushte te veshtira, ku prej tre vitësh banesa e tyre është dëmtuar dhe jetojnë në një kontenier të marrë me qira. Pavaërësisht kushteve të vështira, vajza 16-vjeçare e kësaj familje po agjeron gjatë këtij muaji të shenjtë.

E lodhur e pa asnjë forcë, vajza shpreson dhe lutet që Zoti të bëjë prekulli për ti ndërtuar shtëpinë e dëshiruar në mënyre që ajo të jetoj e lumtur. Kryefamiljarin Flamur Lika me tre fëmijet, nënen dhe bashkëshorten i bashkon kjo strehez e vogël. Qiraja 120 mijë lek në muaj e rëndon ekonominë e tyre dhe nga pamundësia për të siguruar të ardhura të tjera, pensionin e nënës e shfrytëzon për të paguar kontenierin.

Mes lotëve në sy e zonja e shtëpisë sjell momentet e vështira të jeteses së tyre. Kjo familje apelon për rindërtimin e baneses, pasi kushtet që ndodhen aktualisht janë mjaft të vështira.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …