Wednesday , 20 June 2018

MUAJI I RAMAZANIT, BASHKIA SHKODER SHTRON IFTAR

Në kuadër të muajit të Ramazanit, Bashkia Shkodër ka shtruar mbrëmjen e së shtunës një iftar për besimtarët musliman të qytetit të Shkodrës. Por, në këtë iftar merrnin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Shkodër. Në fjalën e saj, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, uroi që ky muaj të ketë shërbyer si një pranim i lutjes dhe sakrificës për të gjithë besimtarët.

Ndërsa, myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, u lut që angazhimi i institucioneve të jetë më i madh në ndihmë të njerëzve.

Besimtarët musliman kanë hyrë në ditët e fundit të muajit të Ramazanit, ndërkohë të premten festojnë festën e Fitër Bajramit.

Lexoni dhe kete

“RRUMBULLI” DEMTON BUJQESINE NE KURBIN

Shfaqet çdo vit në muajin maj dhe shkakton dëme të shumta në sektorin e bujqësisë …