Wednesday , 18 September 2019

MUAJI I RAMAZANIT, MYFTINIA SHKODER DHURON PAKO USHQIMORE

Në kuadër të muajit të Ramazanit, Myftinia Shkodër ka dhuruar ndihma për shoqatën e Para dhe Tetrapelgjikëve në Shkodër. Myftinia dhuroi 40 pako ushqimore për njerëzit në nevojë të kësaj shoqate, falë edhe ndihmës së Qendrës Humanitare Bamirëse “Mbreti Selman” në Arabia Saudite. Në emër të Myftinisë Shkodër, teologu Lavdrim Hamja, tha se kjo ndihmë nuk konsiderohet bamirësi, por është detyrë dhe amanet për këta vëllezër dhe motra të sprovuar, të cilit i kemi për detyrë tu gjendemi pranë dhe t’i përkrahim me sa kemi mundësi.

Myftinia Shkodër u bën thirrje biznesmenëve dhe të gjithë atyre që kanë mundësi, të kontribuojnë për njerëzit në nevojë dhe shtresat e varfra.

Lexoni dhe kete

“Aaa KUSH ASHT N’DERË” NË TEATRIN “MIGJENI” ME 11 DHE 12 SHTATOR

Mjeshtëri i Madh Sandër Ruçi rikthehet nga Amerika në Shkodër për të organizuar recitalin e …