Monday , 26 October 2020

MUNDĖSI QAMIL BAJRAMI SHPALLET KAMPION I SHQIPĖRISĖ

Mundja shkodrane nxjerr sėrish njė kampion. Ai ėshtė Qamil Bajrami. Nė garat e kampionatit kombėtar tė mundjes tė zhvilluara dje nė Tiranė, ky sportist i ekipit tė Vllaznisė ka arritur tė bėjė njė paraqitje shumė tė mirė duke i sfiduar tė gjithė kundėrshtarėt e tij nė peshėn 74 kilogramė dhe pėr rrjedhojė ka arritur tė zėrė vendin e parė dhe tė shpallet kampion i Shqipėrisė nė kėtė peshė. Ky ėshtė titulli i dytė kampion pėr Bajramin sepse tė parin e ka fituar nė vitin 2014. Madje, edhe vitin e kaluar e ka arritur kėtė gjė por vetėm njė gabim i gjyqtarisė nė dhėnien e vendimit, ia ka humbur mundėsinė tė ngjitet nė podiumin e vendit tė parė. Natyrisht qė edhe paraqitja e djeshme ėshtė treguesi mė i mirė i vlerave tė kėtij sportisti.

Ai ka kohė qė pėrgatitet nėn drejtimin e trajnerėve Nazmi Elezi dhe Dedė Bregu dhe tashmė ka marrė edhe frutet e kėsaj pune dhe djerse tė derdhur nė stėrvitje. Tė shpallesh kampion duke u stėrvitur nė njė palestėr qė veē emrin ka tė tillė, natyrisht qė nuk ėshtė e lehtė. Megjithatė talenti i tij dhe puna e bėrė nė stėrvitje, ka dhėnė frutet e veta. Tė mos harrojmė se Qamil Bajrami pak ditė mė parė zuri vendin e parė dhe meritoi medaljen e artė edhe nė turneun ndėrkombėtar “Adem Jashari” tė zhvilluar nė Kosovė. Por pėrveē kėtij sportisti, edhe tre tė tjerė kanė bėrė paraqitje shumė tė mira.

Kėshtu, Kristian Fiku ka dalė nė finalen e peshės 97 kilogramė ku ka konkurruar pėrballė mundėsit tė Tiranės Egzon Shala qė ėshtė shpallur dhe mundėsi mė i mirė i kampionatit dhe sigurisht qė e ka patur shumė tė vėshtirė prandaj ėshtė mjaftuar me vendin e dytė dhe titullin e nėnkampionit tė Shqipėrisė. Ndėrkohė dy mundėsit e tjerė, Maldin Camaj nė peshėn 61 kilogramė dhe Dashnor Koka nė peshėn 65 kilogramė kanė zėnė vende tė treta. Me kėto rezultate, ekipi i Vllaznisė ėshtė renditur i treti pas Tiranės dhe Teutės dhe sigurisht qė kjo ėshtė njė arritje pėr ekipin shkodran duke parė kushtet shumė tė vėshtira nė tė cilat punohet.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PƋRBALLƋ KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mƋsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …